Lajme Shqip Tuesday, 08 January 2013 17:47

TIRANE- Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu e ka quajtur kenaqesi bashkebisedimin online me te interesuarit, duke premtuar se nese kjo rezulton e suksesshme do ta ktheje ne nje rubrike te perhershme.

“Po e pres me kënaqësi këtë mundësi dhe, në varësi të mënyrës së si do të shkojë, do të përpiqem që ta kthej këtë në një rubrikë të vazhdueshme. Përpara se të nisim, kisha dy kërkesa:
1) çdo pyetje në lidhje me vizat apo çështjet konsullore – specifike apo e përgjithshme – duhet t’i drejtohet rubrikës “Pyet Konsullin” në këtë faqe;
2) Ju lutem, përpiquni që t’i bëni pyetjet të shkurtra dhe sa më specifike, në mënyrë që bashkëbisedimi të rrjedhë. Nëse postimi juaj do të jetë një koment i gjatë politik, unë do ju përgjigjem me “ju falenderoj për pikpamjet tuaja. Po a kishte pyetje në këtë koment?”.
Do të përpiqem që t’iu përgjigjem sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur. Nëse do jem i drejtëpërdrejtë, mos u ofendoni – thjesht po përpiqem që t’iu përgjigjem! Faleminderit dhe tani shkrepni pyetjet tuaja!”- shkruan ai, nderkohe qe ka nisur koha e dialogut live me lexuesit ne FB.

Përgjigjet e Arvizu

Jam pak i shqetësuar rreth KQZ- se, tha Ambasadori ne nje nga pergjigjet e tij te para, duke shtuar se “Kanë qenë çështje që më kanë habitur pasi kanë qenë çështje administrative të cilat janë politizuar. Kjo nuk do të ishte ogur i mirë për zgjedhjet e 23 Qershori”.

“Përsa i përket zgjedhjeve, unë mendoj se Sekretarja Klinton ishte shumë e qartë kur ajo tha “është e rëndësishme për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të drejta, dhe të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Së pari dhe më e rëndësishmja është që shqiptarët duhet të besojnë tek rezultatet”.- tha ai.

Lidhur me sulmet ndaj familjarëve për qëllime politike, Arvizu u përgigj “Në Shqipëri, ekziston një nevojë kritike për statistika objektive, jopartiake, dhe të sakta si dhe informata që ndërlidhen me informacione zyrtare. Burimet e të ardhurave, asetet etj” thekson Arvizu.

Projekti TAP
“Me Tap besoj se i referoheni raportit të Komitetit për Marrdhënie të Jashtme në Senat. Në qeverinë amerikane, dega legjislative ka përgjegjësi për të informuar administratën e marrdhënieve me jashtë. Qeveria amerikane mbështet diversitetin e burimeve për energjinë në Europë. Politika e administratës per neutralitet midis TAP dhe Nabuço Ëest nuk ka ndryshuar”.

Çështja e Fierit
“ Fieri është një problem i vërtete. Një gjë është e qartë – politika është e përgjegjshme për krijimin e kësaj rrëmuje. Në të njëjtën kohe, qytetarët e Fierit janë pa një Këshill Qarku funksional. Kjo është e papranueshme”,- shkruan Arvizu.
Nacionalizmi
“Unë do ti referohesha fjalimit që mbajta në 15 Dhjetor. Më lejo të nënvizoj se është shumë i vlerësuar kontributi pozitiv i Shqipërisë për stabilitetin në rajon dhe është në interesin e Shqipërisë që kjo gjë të vazhdojë”,- thekson Arvizu.

Çështja Bajraba
“Unë e kam marrë informacionin duke lexuar gazetën “Palo Alto Times”. Nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar midis zyrtarëve ligjorë të Shteteve të Bashkuara dhe Ambasadës Amerikane mbi këtë çështje”.

Nisma e re

Ambasada amerikane ne Tirane njofton nisjen e nje programi te ri, titulluar “Pyet Ambasadorin”.

Sot nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do i përgjigjet pyetjeve tuaja në një chat direkt online.

“Ne e dimë që do të ketë shumë interes për këtë program, prandaj ju lutemi kini parasysh që mbase koha nuk do të mjaftojë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të bëhen. Megjithatë, Ambasadori është angazhuar që ta zhvillojë këtë program çdo muaj, kështu që ju do të keni sërish mundësi për t’i ripostuar sërish ato. Ndaj bëni gati pyetjet tuaja dhe postojini në murin (wall) e faqes sonë nesër, në orën 15:00!”- theksohet ne njoftim.

Bashkëbisedimi i plotë i ambasadorit Arvizu

Punë Juristësh √ Përshëndetje z. Arvizu!
Çfarë mendoni se mund të bëjë më shumë rinia shqiptare për t’a afruar edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian dhe ç’mendim keni ju për rininë shqiptare, në përgjithësi?
Ju faleminderit.
P.S: Urime për një 2013 të mbarë. :)

U.S. Embassy-Tirana Punë Juristësh √ – Gjithnje me ka bere pershtypje vitaliteti dhe inteligjenca e te rinjve shqiptare. Rinia shqiptare duhet te ndermarre me shume pergjegjesi individuale dhe te kembengule ne pergjegjesite e gjenerates se vjeter. -AAA

Kleid Martini
Pershendetje zoti Ambasador ! Urime per iniciativen! A mund te jete pjese e Evropes se Bashkuar nje vend si Shqiperia ne te cilin shteti shpesh refuzon me vetedije e kembengulje te zbatoje vendimet e formes se prere te gjykatave shqiptare te cilat kane dhene vendime kunder shtetit?!

U.S. Embassy-Tirana @Kleid Martini – Nje element kryesor i kriterit te Bashkimit Europian eshte te ashtuquajturat kriteret e iKopenhagenit, te cilat adresojne pyetjen tuaj. Une do te shtoja se pamundesia per te pasur progres ne luften kunder korrupsionit eshte nje problem i barabarte serioz.

U.S. Embassy-Tirana @Erjon Habilaj – Kane kaluar tashme 2 vjet dhe shqiptaret meritojne te kene pergjigje, meritojne veprim dhe meritojne te kete drejtesi. -AAA

U.S. Embassy-Tirana @Besmira Pilinci – Mendoj se ACT Now! po funksionon. Jam shume i inkurajuar nga reagimet qe kemi marre. Kane kaluar vetem 6 muaj. E kam thene dhe me pare – do te duhet kohe per te ndertuar nje kulture te angazhimit social, pergjegjesie vetjake, dhe pergjegjshmerie zyrtare. Une jam prekur shume nga ata njerez qe kane arritur te sjellin ndryshim. AAA

U.S. Embassy-Tirana @Altin Ketro – une do ti referohesha fjalimit qe mbajta ne 15 Dhjetor. Me lejo te nenvizoj se eshte shume i vleresuar kontributi pozitiv i Shqiperise per stabilitetin ne rajon dhe eshte ne interesin e Shqiperise qe kjo gje te vazhdoje.

U.S. Embassy-Tirana Shkelzen Puci – une e kam marre informacionin duke lexuar gazeten Palo Alto Times. Nuk ka pasur asnje komunikim zyrtar midis zyrtareve ligjore te Shteteve te Bashkuara dhe Ambasades Amerikane mbi kete çeshtje.

U.S. Embassy-Tirana @Arber Hitaj – Une jam paksa i shqetesuar per KQZ-ne. Ka pasur probleme qe une i kam perceptuar si probleme te drejteperdrejta administrative, te cilat jane politizuar. Ky nuk eshte nje ogur i mire per 23 Qershorin. Persa i perket TAP-it, mendoj se jeni duke iu referuar raportit te fundit te pergatitur nga Komiteti i Marredhenieve me Jashte te Senatit. Ne qeverine e Shteteve te Bashkuara, dega legjislative ka pergjegjesine dhe detyren per te informuar Administraten mbi pozicionin e politikave te jashtme.
Qeveria e Sh.B.A mbeshtet diversifikimin e burimeve energjitike ne Europe. Politika e Administrates per neutralitet midis TAP dhe Nabucco West nuk ka ndryshuar.

U.S. Embassy-Tirana @Denis Dedej – Une jam ketu per te perfaqesuar Shtetet e Bashkuara. Cdokush ka te drejten te kete nje opinion apo mendim se sa i efektshem eshte nje ambasador ne punen e tij. AAA.

U.S. Embassy-Tirana @Mirgit Vataj – Ka disa kampione te vertete ne shoqerine civile, ashtu si ka edhe disa ne shoqeri civile te cilat jane shume te politizuara, gje e cila pengon efektshmerine e tyre. Sfida qe shtrihet perpara nuk eshte per shoqerine civile ne vetvete, por nje angazhim qytetar i gjere dhe i thelle.

U.S. Embassy-Tirana @Herion Mesi – Une e kam adresuar ceshtjen e TAP ne nje koment te meparshem. Persa i perket zgjedhjeve, une mendoj se Sekretarja Klinton ishte shume e qarte kur ajo tha “eshte e rendesishme per te sigurar qe zgjedhjet e ardhshme te jene te lira dhe te drejta, dhe te shihen si te tilla nga e gjithe bota. Se pari dhe me e rendesishmja eshte qe shqiptaret duhet te besojne tek rezultatet”. AAA

U.S. Embassy-Tirana @Eni Cemurati – Pyetja juaj ka te beje me vullnetin politik. Une nuk mund t’i pergjigjem – duhet te pyesni udheheqesit tuaj politik.

U.S. Embassy-Tirana Drini Zeqo – Shqiperia ka nje nevoje kritike per statistika dhe informacion objektiv, te sakte dhe jo te njeanshem, pasi ato lidhen me informacion zyrtar. Burime te ardhurash, deklarata asetesh, etj. AAA

 

U.S. Embassy-Tirana @Erl Hereni – Njerezit dhe individet te cilet jane aktive ne shoqerine civile kane te drejten te kene pikepamjet e tyre politike, pavarshisht se sa te forta jane ato. Por kur ata perfshihen si anetare te shoqerise civile, veprimet e tyre duhet te jene jopolitike ose perndryshe besueshmeria e tyre mund te demtohet. Une gjithashtu kam degjuar disa akuza se si disa organizata joqeveritare jane te korruptuara dhe me qellime perfitimi per veten e tyre. Cdo shoqate joqeveritare e besueshme duhet te jete transparente ne burim, perdorim dhe raportim te fondeve. AAA

U.S. Embassy-Tirana @Blerta Kraja – Pyetje e veshtire dhe e mire! Shqiperia ka deshperimisht nevoje per investime te huaja te drejteperdrejta, ne menyre qe ekonomia e saj te rritet. Historia e privatizimeve se fundmi ka qene shume e perzier. Une mendoj se ka akoma shume mundesi te mira biznesi, por une do t’i keshilloja çdo investitori qe te gjente nje ortak shqiptar te respektuar dhe qe te bente detyrat e shtepise. Mundesire ekzistojne ketu, por ka edhe te meta. Mjedisi i biznesit/investimeve nuk eshte ai qe duhet te jete. AAA

U.S. Embassy-Tirana @Florenc Stafa – Une nuk mendoj se veprimet e Ambasades Amerikane ne zgjedhjet lokale te Majit te vitit 2011 perbene nderhyrje ne pune e brendshme te Shqiperise. AAA

Arber Memoci

Faleminderit per mundesine Zoti Ambasador.
Ngjarje si Gerdeci, 21 Janari, Ish te perndjekurit, kapja e institucioneve, etj jane cenim i demokracise. Ju, ne mjaft raste, nuk jeni shprehur ne menyre direkte cka ka bere qe te bjere besimi ndaj SHBA si aleat strategjik i “Shqiptareve” dhe si shtet qe promovon demokracine ne te gjithe Boten.
A mund te na shtoni besimin se SHBA jane vertet miq te Shqiptareve dhe liridashes duke filluar me zgjedhjet e 23 qershorit?

U.S. Embassy-Tirana E vlerësoj komentin tuaj. Unë jam kritikuar gjithashtu se kam qenë shumë kritik me qeverisjen. Unë mendoj se opinioni ynë është i qartë dhe konsistent ne jemi për forcimin e demokracisë, dhe transparencës në qeverisjes, zgjedhje transparente dhe luftë kundër korrupsionit. AAA

Erion Buhali

z.ambasador, nese per nje çast fuqia e imagjinates do ta zhvendoste 21 janarin ne vendin tuaj usa, a do te kishit bere te njejten deklarate mbi kryeministrin se ai eshte nje burre i vertete shteti? (kur kemi parasysh se po ky njeri ka hedhur poshte te gjitha hetimet e FBI.)

 

U.S. Embassy-Tirana  “Faleminderit për pyetjen tuaj. Kam qenë gjithnjë në kërkim të një mundësie për të trajtuar këtë çështje. Unë kam bërë një referencë të veçantë “burrë shteti” për kryeministrin pas ai anuloi një vendim për një miting të PD-së në një kohë kur atmosfera ishte mjaft e tensionuar në vend. Kjo ka gjeneruar një stuhi komentesh që vazhdojnë deri sot. Shumë njerëz kanë qenë shumë kritik në atë që kamë thënë. Kur kam shpjeguar qëllimin  tim dhe arsyet për shumë prej këtyre kritikëve, dhe shumë prej tyre vazhdojnë e thonë se “ nuk pajtohemi me fjalët e  sakta që keni përdorur por e kuptojmë pse e keni thënë atë” AAA. (LajmeShqip.com)