Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 20:00

Prishtinë-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i uron Kosovës nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) dhe për bashkëpunimin rajonal.

“Këto marrëveshje shërbejnë për të forcuar shtetësinë e këtij shteti, duke i lejuar Kosovës që të ketë një ulëse në tavolinë dhe të përfaqësojë veten në forumet rajonale. Ne i duartrokasim udhëheqësisë që është treguar me rastin e finalizimit të këtyrë marrëveshjeve dhe kompromiseve të vështira që janë bërë për të forcuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, theksohet në deklaratën e dhënë pak më parë nga Ambasada e SHBA në Kosovë.

Në deklaratë thuhet se siç tha sot edhe lehtësuesi i dialogut nga BE-ja, Robert Cooper, “kjo është e rëndësishme sepse e bën Kosovën pjesëmarrëse të plotë me të drejtën e saj në takimet dhe ngjarjet rajonale dhe do të lejojë përparim të mëtejshëm drejt marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Kështu, Kosova do të përcjellë kursin e njëjtë evropian sikur të gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me perspektivën e saj evropiane”.

Ne inkurajojmë forcat demokratike që të shfaqin përkrahjen e tyre për këto marrëveshje nga të cilat Kosova përfiton gjersa ajo forcon pavarësinë e saj dhe përparon drejt së ardhmes evropiane, përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA në Prishtinë. (LajmeShqip.com)