Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 12:44

Shkup – “Institucionet e Kosovës dëshmuan se ndërtimi i shtetit dhe respektimi i parimeve të demokracisë janë themeli mbi të cilin ndërtohet shteti i ri i Kosovës. Zgjedhja Juaj, jo vetëm që tejkaloi ngërçin politik por dëshmoi unitetin e faktorëve përgjegjës politik”. Ka qenë ky urimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti drejtuar presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Të bindur se Ju do të dini dhe do të jeni faktori kyç i unitetit aq shumë të nevojshëm në këtë fazë që po kalon Kosova, më lejoni zonja Presidente t`ua përcjellë urimet e mia dhe të mbarë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kosova stabile, Kosova me institucione funksionale, Kosova me demokraci të etabluar janë

orientimi strategjik në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit më të ri dhe mbarë rajonit tone”, thuhet në urimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.