Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:32

Shkup – Partnerët e koalicionit në Maqedoni, VMRO dhe BDI, janë marrë vesh për revidimin e kufijve të njësisë së gjashtë zgjedhore. Nga kjo njësi shkëputen Qendër Zhupa dhe disa vendvotime që i takojnë komunës së Dibrës dhe kalojnë në njësinë e pestë zgjedhore.

Ndërkohë, partia e Ali Ahmetit këmbëngul të mos lëshojë pe për Zajazin dhe Osllomenë.

“Ne arritëm qëllimit që iniciativa jonë që Qendër Zhupa dhe disa njësi zgjedhore të Komunës së Dibrës të kalojnë në njësinë e zgjedhore numër 5. Kështu që edhe nga aspekti etnik edhe nga aspekti i numrit të votave nuk dëmtohet e as shpërblehet asnjë njësi zgjedhore. Kemi ruajtur edhe bazën ligjore, etnike dhe numrin e votuesve në këto dy njësi zgjedhore”, ka thënë Safet Neziri, deputet i BDI-së.

Nga ana tjetër Demokracia e Re (DR), e Imer Selmanit ka thënë se me këtë propozim dëmtohet interesi shqiptar.

“DR nuk është kundër asnjë marrëveshje ose koalicionimi të partive tjera, por është kundër vendimit Qeveritar që dëmtohet votuesi shqiptar. Me vendimin qeveritar numri i deputetëve shqiptar zvogëlohet”, ka thënë Abedin Zymberi.

Ai ka shtuar se partia shqiptare në pushtet dëmton interesin shqiptar për hyrë të koalicionit që planifikon të bëjë me Partinë për Ardhmëri Evropiane (PAE) e Fiat Canovskit. “Në këtë mënyrë për hyrë të interesit partiak dëmton interesin shqiptar, sidomos me vendimin për redifinimin e kufijve zgjedhor”, ka shtuar më tej Zymberi.

Me këtë vendim sipas DR-së, shqiptarët humbin dy deputet shqiptar.

“Minimumi me ketë vendim do të humbin dy deputet edhe pse është një problem se është dashur votat e shqiptare nga njësia 6 zgjedhore të kalojnë në njësinë pesë ose në njësinë 1 me qëllim që të ngritët numri i deputetëve shqiptar dhe në këtë rast, numri i deputetëve shqiptare ngelet ai që është. Ridefinimi i Njësisë zgjedhore gjashtë, përmes reduktimit të numrit të banorëve dhe shkëputjes së vendvotimeve, të cilat do t’i bashkëngjiten njësive “deficitare”, është Qendra Zhupa  dhe jo Zajazi dhe Osllomeja, ashtu siç kërkuan Partia Demokratike Shqiptare, apo edhe dhe shkëputja e Zhelinës dhe Nagoriçi i vjetër, siç parashtruan nga Demokracia e Re në tryezën e fundit të liderëve.

“Njësia numër gjashtë ka më shumë se 5 për qind të votuesve dhe ne si institucione kompetente, e kemi konstatuar këtë. Qeveria shumë shpejt do të dalë me propozimin që numri i votuesve të jetë në përputhje me Ligjin dhe sigurisht se kjo do të përmirësohet dhe Parlamenti do ta miratojë. Me këtë, Komuna e Zhupës dhe një pjesë e disa vendvotimeve të Komunës së Dibrës, do t’i takojnë Njësisë së pestë zgjedhore, me çka do të përmirësohet kriteri që edhe Njësia e pestë edhe Njësia numër gjashtë, të jenë në numër të lejuar të votuesve”, ka thënë Abdilaqim Ademi.

Kërkesa e PDSH-së për ridefinimin e kufijve të Njësisë zgjedhore gjashtë, u pranua në tryezën e liderëve dhe ishte njëri prej kushteve të vetme që kjo parti vuri përballë VMRO-DPMNE dhe BDI-së, përkatësisht transferimi i Zajazit dhe Osllomesë.