Lajme Shqip Saturday, 27 October 2012 13:06

Tiranë – Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi  kanë bllokuar Urën e Dragotit në kufirin administrativ që ndan rrethin e Tepelenës me Përmeti, duke kundershtuar  mbërritjen e deputetëve të partisë nacionaliste greke “Agimi i Artë”, të cilët sipas AKZ, do të zhvillonin një meshë kishtare, në Manastirin e Këlcyrës 5 km më larg, mesditën e të shtunës.

Kanë qenë gjithësej 50 të rinj të AKZ të veshur sipas simboleve kombëtare shqiptare, të cilët protestonin, mbërritjen e deputetëve nacionalistë grekë, në Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e 970 ushtarëve grekë, të rënë në luftën Italo-Greke në territoret shqiptare, në jug të vendit.

Policia e Tepelenës dhe ajo rrugore, kanë qenë angazhuar maksimalisht për të shmangur ekseset e mundshme mes dy grupeve nacionaliste.

Sekretari i përgjithshëm i AKZ, Myslym Pasha, i pranishëm në tubimin e sotëm, u shpreh:se manifestimi i AKZ, ka për qëllim t’u tregojë grekëve se duhet të festojnë në vendin e tyre. Një ditë më parë grekët kanë qenë në Sarandë, tani janë në Gjirokatër dhe nga momenti në moment do vijnë për të festuar në Manastirin e Këlcyrës”.(LajmeShqip.com)