Prishtinë-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Britanisë së madhe në Prishtinë, Ian Klif.
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi mbrëmë se në këtë takim të mbajtur në zyrat e saj “u diskutua mbi situatën aktuale politike ku të dyja palët shtjelluan pikëpamjet e tyre”.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas njoftimit, “përveç prezantimit të qëllimeve dhe projekteve të lëvizjes, shtjelluan edhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve dhe rrugët për daljen nga kriza e në të cilën gjendet Kosova”.
“Me theks të veçantë u diskutua mbi reformën e procesit zgjedhor apo ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosje prezantuan në detaje pikëpamjet mbi këtë reformë”, bëhet e ditur në njoftim. (LajmeShqip.com)