Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 21:15

Një ndër tabloidet e famshëm anglez sot ka publikuar një artikull që shfaq shqetësimin e arsimimit të vendasve të tyre. Sipas një raporti të Forumit Botëror Ekonomik, Anglia renditet e 43-ta mbas Iranit dhe Shqipërisë për nga ana e arsimimit.

Anglezët janë shqetësuar shumë për faktin se investimi i tyre për edukimin në matematikë dhe shkenca të përgjithshme është i një niveli shumë të ulët në krahasim me atë të vëndeve me ekonomi më pak të zhvilluar, siç është Shqipëria.

Konservatori anglez Chris Skidmore ka thënë: “Këto statistika tregojnë se ne kemi dështuar në politikën tonë, përderisa nuk kemi bërë investimin e duhur për ata që janë prespektiva e këtij vendi. Ky raport tregon se ne na duhet shumë punë për të kaluar këtë fazë e të mos krahasohemi me Iranin apo Shqipërinë, por me Singapurin!”

Sigurisht që këto raporte nxjerrin në pah problemet e tyre për tarifat mjaft të larta që kanë caktuar për arsimimin, por ajo që neve na intereson është vlerësimi për zhvillimin intelektual të shqiptarëve ndaj anglezëve.  (LajmeShqip.com)