Lajme Shqip Wednesday, 05 December 2012 11:48

TIRANË-  Alarm për bombë në Gjykatën e Tiranës. Alarmi është dhënë pak minuta më parë (rreth orëss 11:10).

Policia e Tiranës i është drejtuar menjëherë vendngjarjes pas sinjalizimit të marrë duke bërë të mundur nxjerrjen jashtë godinës së të gjithë stafit, duke ndërprerë kështu të gjitha seancat e parashikuara për ditën e sotme dhe aktivitetin e Gjykatës.

Nga hetimet paraprake mësohet se një telefonatë anonime ka mbërritur paraditen e sotme në sallën operative të policisë së Tiranës ku është raportuar për një bombë në godinën katër katëshe të Gjykatës së Lartë.

Policia ka rrethuar godinën, ndërkohë që pritet ndërhyrja e skuadrëës operative, e cila do të bëjë të gjithë këqyrjen e godinës për të verifikuar nëse alarmi është i vertëtë apo fals. 

AVOKATI: JA MOMENTI KUR NA NXORRI POLICIA
Avokati Idajet Beqeri ka rrëfyer momentet e para ko policia i nxorri jashtë sallës ku po zhvillohej një seancë gjyqësore me shpejtësi.

“Ne ishim në sallën e gjyqit dhe ishte një 23 gjyqtare, erdhi policia hapi derën me shumë vrull dhe na tha dilni shumë shpejt, na nxori jashtë dyerve të Gjykatës. Po kuptohej se ishte një alarm. Ne gjyqin e filluam në orën 10:20, ndërkohë që alarmi mund të ketë qenë rreth orës 11 pa 20. Vetëm cfarë na tha policia ne nuk na njoftuan administrata. Ato po i kontrollojnë të gjitha llojet e ambienteve pasi nuk kanë sinjal se ku mund të ndodhet bomba. Ne ishim në katin e tretë majtas bashkë me disa gjyqtarë. Kishte shumë njerëz, pasi ishte ora ku ka fluks punë, 10:00 deri 12:00 është kulimi i gjyqeve. Nuk ka bërë herë tjetër vaki. Ka pasur sinjale të tjera, por nuk janë marrë seriozisht, dhe kjo tregon jo vetëm shkallën e impenjimit të policisë dhe për një lloj paniku. Njerëzit reaguan me emocion dhe zbrisnin shkallët dhe është nje fakt se gjyqtarët ishin më të qetë dhe dolën në fund, pasi janë mësuar me situata të tjera”,- rrëfeu avokati Idajet Beqiri. 

BLINDOHET GODINA
Forca të shumta policore si dhe njësia anti eksploziv ka mbërritur menjëherë në godinën e Gjykatë së Tiranës. Pas evakuimit të punonjësve të administratës dhe civilëve, ka nisur kontrolli i imtësishëm në të gjitha katet e godinës. Nga bodrumi për të vijuar me katet më lart. Gazetari Spartak Koka raporton se paralelisht puna po edhe në ambientet e oborrit të Gjykatës.(B.W/LajmeShqip.com)