Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 08:02

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka kërkuar të ndërpritet procesi i demarkacionit me këtë shtet.

Ai ka thënë se nga ky proces Republika e Kosovës rrezikon të humbë mbi 12 mijë hektarë, për faktin se janë deformuar kufijtë e 1974-tës. Ai ka thënë se vijat e propozuara janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi, shkruan Epoka e Re.

Lajçi ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk është dashur të aprovojë raportin teknik të Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ndërsa, ka bërë thirrje të ndryshohet përbërja e Komisionit për demarkacion dhe të rishikohet i tërë procesi.