Tiranë – Aleanca “Kuq e Zi”, në një takim me intelektualë, të shtunën, në Hotel “Tirana International”, prezantoi nismën më të fundit “Një Komb, një Pasaportë”, që synon ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare.
Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu, i pranishëm në këtë takim, shprehu rëndësinë e kësaj nisme për interesat kombëtare.
Duke përshendetur aksionin e Aleances “Kuq e zi”, Spahiu tha se “kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Eshtë ABC e të drejtave të çdo qytetari”.
“Çdo qytetari me origjine shqiptare duhet t’i njihet automatikisht e drejta e pasaportes shqiptare, dhe këtë e ka detyrim shteti amë, e ka Shqipëria, për t’i garantuar këtë të drejtë”, tha Spahiu, duke vene ne dukje se ky është nje standard qe aplikohet në të gjithe rajonin.
Spahiu kerkoi nga Aleanca “Kuq e zi” që ta orientoje fushaten e saj drejt një rruge juridike dhe kushtetuese. “Mjafton nje konsensus në Kuvendin e Shqiprise, pra një shumicë e cilësuar që të bëhen ndryshimet ne dispozitën e ligjit per shtetesine shqiptare”, theksoi Spahiu.
Kohet e fundit Aleanca Kuq e zi ka inicuar një fushatë sensibilizuese kunder nismes së qeverise per regjistrimin e popullsise mbi baza fetare dhe etnike.