Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 18:06

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kritikoi sot ashpër bisedimet me Serbinë dhe delegacionin me në krye Edita Tahirin.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka dalë me qëndrimin se delegacioni kosovar në këto bisedime nuk ka zotëruar njohuritë e mjaftueshme për të dialoguar me Serbinë.

Krasniqi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ndryshimin e këtij delegacioni.

Sipas tij, ndërprerja e bisedimeve nuk është zgjidhja, por ka theksuar se për bisedime me Serbinë është mirë të dërgohet një delegacion që i kryen përgjegjësitë e veta, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.