Lajme Shqip Friday, 21 September 2012 16:31

ROME- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është pritur me protesta në Romë nga aktivistët e Aleancës Kuqe  Zi, të cilët mësohet se e kanë qëlluar me vezë makinën  e tij.  Siç raporton, AK-ja, dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi nga Firenze, Livorno, Pisa, Genoa, Trento, Milano dhe Roma, kryeministrin Sali Berisha i cili, sipas tyre, tentoi t’i fshihej takimit me Kryeministrin, grek Antonio Samaras.

Aktivistët e Aleacës KuqeZi kanë hedhur parrulla anti-qeveritare “Berisha për tradhëti, burgim të përjetshëm” si dhe “Ne nipërit e Gjergjit, ti zgjodhe rrugën e Hamzait”.

Sulmi ndaj kryeministrit, ka ardhur në kohën kur Berisha po i drejtohej takimit me kryeministrin grek, Samaras në vilën “Pamphili”.

Policia italiane ka kufizuar në numër pjesëmarrjen e aktivistëve të Aleancës KuqeZi të cilët ishin me qindra të gatshëm të dënonin aktet e tradhëtisë së shtetasit, Sali Berisha, thuhet në deklaratën e AK-së.

Duke dënuar sjelljen e autoriteteve shqiptare për marrëveshjen detare, AK-ja thekson se mbetet e palekundur për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Republikës së Shqipërisë nga miqtë e shtetasit, Sali Berisha që përpiqen të kushtëzojnë integrimin europian më shitje të territorit dhe hapësirës detare.

Vetem pak dite me pare makina e kryeministrit, Sali Berisha ne hyrje te Parlamentit, u godit me qese mielli, nga dy te perndjekur politik.

Kryeministri, Berisha është nisur  sot për në Romë, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Internacionales së Demokratëve të Qendrës.

Në këtë takim, i cili zhvillohet çdo dy vjet, marrin pjesë krerët e partive anëtare të CDI-së nga 75 vende të botës. Në këtë takim, i cili drejtohet nga Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës, zoti Pier Ferdinando Casini, do të marrin pjesë liderë politikë nga vendet anëtare, ndër të cilët kryeministrat e Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë.(LajmeShqip.com)