Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 10:43

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Policia, me urdhër të Komunës së Prishtinës ka larguar të gjitha tavolinat nga tarracat e lokaleve në rrugën Rexhep Luci.

Punëtorët e komunës bashkë me policinë po i konfiskojnë të gjitha karriget e tavolinat të çdo lokali në këtë lagje.

Kjo sipas policisë po ndodh pas urdhrit të dhënë nga komuna e Prishtinës Shpend Ahmeti, raporton Express.

Largimi sipas tyre po bëhet pasi pronarët e lokaleve nuk kanë paguar për shfrytëzimin e pronës publike.