Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 21:02

Një prej automjeteve të eskortës së kryeministrit Berisha është aksidentuar në Rinas. Bëhet fjalë për automjetin që ka qenë e fundit në radhën e eskortës.

Mësohet se makina ka rënë në një kanal anës rrugës, por për fat nuk ka pasur të lënduar. Kryeministri Berisha ndërkohë ndodhej në një automjet tjetër në momentin e aksidentit.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i makines, i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak. Sipas burimeve spitalore, mesohet se gjendja e tij eshte e rende.

Shkak i aksidentit mendohet te kete qene shpejtesia e madhe me te cilen udhetonte automjeti.

Vizita e Berishës në Norvegji

Kryeministri Berisha u nis kë të  të  dielë  për një vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, kryeministri Berisha do të takohet dhe zhvillojë bisedime me homologun e tij norvegjez Jens Stoltenberg e me pas do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Berisha do të ketë një audiencë me Lartmadhërinë e Tij Mbretërore, Princin e Kurorës Haakon Magnus, nderkohe qe do të zhvillojë gjithashtu takime me Zëvëndëspresidentin e Parlamentit zotin Per-Kristian Foss dhe me përfaqësues të delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
    

Në axhendën e vizitës, krahas takimeve me autoritetet e larta norvegjeze, një vend të rëndësishëm zë dimensioni ekonomik. Për këtë qëllim, Kryeministri Berisha shoqërohet në këtë vizitë, nga një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare, kryesisht në fushën e energjetikës dhe të teknologjisë së informacionit. Sëbashku me ta, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, të organizuar nga shoqatat norvegjeze që përfaqësojnë bizneset e hidro-energjetikës dhe teknologjisë së informacionit.
    

Kryeministri do t’i drejtohet Forumit me një fjalë prezantuese të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reformave ekonomike e fiskale të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht, në potencialet e mëdha që ofron Shqipëria dhe klimën tepër të favorshme për investimet në vend.

Kryeministri do të ftojë sipërmarrësit norvegjezë të investojnë në Shqipëri, duke i garantuar se çdo projekt i tyre këtu do të jetë një histori suksesi për ta. Në këtë kuadër, Kryeministri do të takohet me përfaqësues të bizneseve të mëdha norvegjeze që kanë investuar apo kanë në synimet e tyre të investojnë në Shqipëri si, Statkraft, Statoil, Hydroplan Green Ë orld, Pasco energy, Ë estcon Technology, Accenture, Alarga, GIEK etj.