Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 14:48

Tiranë – Ministri i Shëndetësisë të Shqipërisë  Petrit Vasili dhe këshilltari i tij janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot paradite në aksin Tiranë- Elbasan.

Policia thotë se makina në të cilën udhëtonte ministri i Shëndetësisë është përplasurparaditen e sotme në vendin e quajtur Papër.

Nga të dhënat e para mësohet se ministri Vasili ka marrë plagë të lehta, ndërsa më rëndë, megjithëse jashtë rrezikut për jetën, është gjëndja shëndetësore e këshilltarit të tij.

Makina e ministrit është përplasur me një makinë me targa kosovare.