Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 11:55

Policia e Tiranës me anë të një deklarate për mediat bën me dije se janë arrestuar mbrëmë, nga Njësia e Policisë Rrugore Tiranë dy drejtuesit e përfshirë në aksidentin tek rruga e Elbasanit, ku humbi jetën edhe një pasagjere.

Në pranga ka përfunduar Ledian Ruçi, 26 vjec, djali i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe Edi Lika(Cani), 34 vjec. Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia sqaron se “Arrestimi i tyre u krye pasi më datë 20 nëntor 2011, rreth orës 21.15’, ne kryqëzimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika(Cani), duke qarkulluar ne Bulevardin “Bajram Curri”, ne drejtim te zonës së Brrylit, është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga shtetasi Ledian Ruci, i cili qarkullonte nga rruga “Xhorxh Bush”, në drejtim të Rrugës Elbasanit.

Për pasojë të këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi automjetit Edi Lika, Ledian Ruci si dhe pasagjeret që udhëtonin ne mjetin “Mini Cooper”, shtetaset: – Brunilda Vladimir Pinderi, 27 vjec, banuese në Tiranë dhe Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjec, banuese në Tiranë, të cilat u dërguan në SQU, ku pas disa orësh në ambientet e SQU, shtetasja Brunilda Pinderi ndërroi jetë”.