Lajme Shqip Monday, 17 February 2014 13:49

 Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet javët e fundit në lidhje me humbjen e disa prej sendeve personale të deputetit SokolOlldashi që humbi jetën në një aksident rrugor më 20 nëntor 2013.

Njëri prej efektivave të policisë që ka mbërritur në vendngjarje, pas njoftimit për aksidentin në sallën operative, e ka parëportofolin që nuk u gjet asnjëherë. Sipas gazetsësPanorama, polici i cili është marrë në pyetje nga prokuroria si dëshmitar, ka përshkruarportofolin duke thënë se në të ndodhej karta e identitetit me të cilën është konfirmuar se drejtuesi i i mjetit të dalë nga rruga ishte pikërisht deputeti SokolOlldashi.