Lajme Shqip Monday, 24 March 2014 14:44

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mjedë-Kryebushat, ku kanë mbetur të plagosur 10 persona, ndërmjet të cilëve janë 6 ushtarakë. Policia njofton se mes të plagosurve ndodhet edhe një 15-vjeçar, i cili rezulton të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa 15-vjeçari është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale më të specializuar, raporton shekulli.

Përplasja e dy makinave u raportua që në orët e para të mëngjesit, por u njoftua vetëm plagosja e 15-vjeçarit.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit me të cilin lëviznin 6 ushtarakët.