Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 20:52

Prishtinë – Katër veta kanë humbur jetën në një aksident trafiku afër Pejës sot pasdite, rreth orës 18:00.

Në aksident ishin të përfshira dy autovetura, sipas njoftimeve të para, si pasojë e shpejtësisë. Policia e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e numrit të aksidenteve.

Është njoftuar se për muajin korrik dhe javën e parë të muajit gusht kanë ndodhur mbi 200 aksidente, ku si pasojë kanë vdekur gjashtë dhe janë lënduar 65 persona.