Lajme Shqip Monday, 23 June 2014 13:30

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Rrëshen –Milot, ku një parakalim i gabuar i mori jetën një personi dhe plagosi dy të tjerë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, ku një automjet fuorisdradë me targa angleze u përplas me një fugon pasagjerësh dhe një kamion.  Përplasja ishte e fortë sa që u bë shkak për vdekjen  e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, që ndodheshin në mjetin me targa angleze. 

Mësohet se  është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë mjetin në disa pjesë për të nxjerrë trupin e viktimës dhe të dy të plagosurve. Këta të fundit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku njëri prej tyre mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se drejtuesi i fugonit dhe i kamionit të cilët u përshinë në këtë aksident, nuk kanë marrë dëmtime.Policia rrugore e Kurbinit, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas analizave, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i fuorisdradës.

Mungesa e sinjalistikës rrugore në këtë segment, është një çështje problematike që është ngritur disa herë edhe nga Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Florini, por asnjë masë nuk është marrë për të pajisur me sinjalistikë këtë aks rrugor.