Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 12:10

KukësNjë i vdekur dhe disa ë palgosur të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në në autostradën Morin – Kukës.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit, në afërsi të urës së ish uzinës së bakrit, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit ku një kamioncinë me targa kosove, një furgon me targë kosove dhe një benz me targë Tirane.

Si pasojë e përplasjes së rëndë një persona i benzit shtetasi Nail Truma, 55 vjeç nga Shkodra ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i furgonit. Po ashtu 8 pasagjerët e furgonit kanë mbetur të plagosur, por pa pasoja për jetën, ndonëse janë dërguar në spitalin civil të qytetit të Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa personat e ndodhur në kamioncinë nuk kanë pësuar asgjë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcca të mëdha policie, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe shpejtësia e madhe e mjeteve në autostradë.