Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 10:17

 

 

 

 

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Drenas në mes të një kamioni dhe një minibusi, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 17 persona.

Pas përplasjes së një kamioni dhe një minibusi, që po transportonte nxënës, kanë mbetur të lënduar 20 sish, nga të cilët 15 u dërguan në trajtim në QKUK, i tha Koha.net Xhavit Drenori, asamblist i Komunës së Drenasit.

Rasti e ka konfirmuar edhe Zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.

Express mëson se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Një dëshmitar ka dërguar edhe foto nga vendi i ngjarjes…