Lajme Shqip Sunday, 22 April 2012 09:43

Tiranë – AKKP (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave) do të nisë nga dita e hënë shpërndarjen e këstit të kompensimit për pronarët fitues, pas përfundimit të proçesit të shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale.

Kësti i kompensimit fonanciar përfshin shumën 61,5 milionë lekë. Janë 15 kërkesa që do të përfitojnë këstin e tretë të kompensimit në masën 10,06% të shumës së përgjithshme dhe 14 të tjera, që do të përfitojnë këstin e parë, të dytë dhe të tretë në masën prej 47% të shumës së përgjithshme, thanë burimet e AKKP-së.

AKKP njoftoi subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim. (LajmeShqip.com)