Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 14:11

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet sfidë e madhe për Kosovën dhe institucionet e saja, sidomos kur kihet parasysh se nuk kemi ende një ligj specifik për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Drejtues të Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe përfaqësues të shoqërive civile thonë se ekziston mundësia për hartimin dhe miratimin e këtij ligji, por mungon vullneti politik i qeverisë, ngase sipas tyre, zvarritja po u konvenon disa zyrtarëve të qeverisë që po pasurohen siç thonë ata “brenda nate”.