Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 11:45

Drejtori Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smaka, ka raportuar dje në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, për sfidat që dolën nga Raporti i Progresit të KE-së, për shërbimet informative.

Florin Krasniqi, kryetar i komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI, është shprehur i kënaqur me raportimin e drejtorit të AKI-së, Bashkim Smaka lidhur me sfidat që dolën nga raporti i progresit, për shërbimet informative në Kosovë. Përkundër mohimit që Smaka i ka bërë pohimeve për ekzistimin e shërbime sekrete partiake, Florin Krasniqi tha se personalisht mendon që disa nga partitë kosovare kanë shërbime sekrete, duke iu referuar PDK-së dhe LDK-së

Cut- Mendoj se ata kanë një rrjet të inteligjencës, se në cilën masë, kjo është çështje për hetuesinë. Unë kam kërkuar që rë krijohet një komison parlamentar për të hetuar këto agjenci, për të parë se mbi çfarë kanë punuar, kur kanë punuar, kur kanë përfunduar (nëse kanë përfunduar); të gjitha këto janë çështje hetuesie.

Ndryshe, Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës që nëse kanë informata lidhur me ndikimin e partive politike në këtë agjenci, të tregojnë me emra konkret, sepse do të merren masa të menjëhershme për largimin e atij personi nga AKI. Ndërkaq, deputeti Fadil Demaku tha se çështja e shërbimeve informative është diskutuar edhe në takime të tjera të komisionit parlamentar të AKI-së dhe, gjithnjë informacionet nga ky agjencion kanë qenë se nuk ka shërbime informative partiake.

Edhe pse ishte një takim i gjatë dhe i mbyllur për media Komisioni e ka vlerësuar të mirë përformancën e AKI-së.