Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 10:24

Gjashtë muaj të ngërçit politik e më pas edhe një prej sfidave më të mëdha që iu vu Kosovës së pasluftës, Gjykata Speciale nuk ia “çeli” gojën Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

ASHAK-u me një armatë akademikësh nuk bëzani, as kur nuk u votua amendamenti për ndryshime Kushtetues në Kuvend, as kur u votua me 2/3 e votave. E kjo Akademi ka vendosur që të heshtë edhe para kërkesave të medieve për të marrë ndonjë deklaratë rreth “heshtjes” së tyre.

Ka mjaftuar një mesazh telefonik nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, me përmbajtjen “Çka kërkoni” për t’iu rikthyer përsëri letargjisë.

Të gatshëm për të folur për Akademinë nuk ishin as anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Ndërsa, analistët dhe profesorët kanë vlerësuar se ASHAK-u ka një organizim të dobët dhe një staf që nuk i plotësojnë kushtet as për të qenë asistentë. Madje, heshtja e tyre ndaj proceseve të shtetndërtimit është quajtur edhe kriminale.