Lajme Shqip Saturday, 05 January 2013 18:40

Tiranë – Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka reaguar ndaj lajmit se Kosta Barjaba, akademik i asociuar pranë saj, është ndaluar për vjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë për shtyp të Akademisë, thuhet: “Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mbështetur në informacionin e marrë nga mediat dhe në raportin e departamentit të policisë të Palo Alto në SHBA, duke e konsideruar të papranueshëm, të turpshëm dhe në kundërshtim me moralin akademik aktin e kryer nga Kosta Barjaba, në mbledhjen e datës 5 janar 2013 vendosi të ngrijë qenien e tij si akademik i asociuar i ASHSH”.

Një ditë më parë ishin dy partitë kryesore në vend që reaguan ndaj kësaj ngjarje. Vetë Barjaba i ka quajtur shpifje këto raportime, por deklaratat e policisë vendase flasin ndryshe.(LajmeShqip.com)