Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 14:30

Tiranë- AK kërkon hetimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për abetaret ku mësojnë nxënës shqiptarë.

Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mbledhë menjëherë Komisionin për Politikën e Jashtme që të hetojë në menyrë trasnpsarente marrëveshjen e qeverisë me diplomacinë serbe për ndryshimin e abetares.

Aleanca Kuq e Zi i bashkohet revoltës së qindra shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjetë heqjes së simboleve kombëtare shqiptare.

Pak ditë më parë qeveria dhe shteti shqiptar ka pajisur me abetare shkollat shqiptare në jug të sërbise, përkatesisht Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Të njëmijë abetaret që janë dhuruar nga shqipëria janë punuar mbi standardet e kërkuara nga qeveria sërbe duke hequr flamurin dhe çdo simbol shqiptar në përmbajtje të tyre.