Lajme Shqip Sunday, 04 November 2012 15:47

TIRANËNë një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, panë zonës së Shallvareve, Aleanca KuqeZi kreu një protestë të vecantë ndaj qeverisjes së sotme me anë të një ekspozite me foto. Ata publikuan fotot e të gjithë kabinetit qeveritar të 1912 dhe ministrave të vitit 2012 me dixhiturën “PA(K) Koment”.

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahia deklaroi para vizitorëve të galerisë së hapur se: “këto portrete dhe profile ministrash janë 100 vjet pas nga kultura, arsimi, qytetërimi, komunikimi, integriteti, intelekti dhe vetëm shifrat e një shekulli rezultojnë të jemi me pas sepse këta qeveritar na kanë lënë 100 vite pas ditës së shpallje së pavarësisë. Shteti shqiptar ka sot ministrat më mediokër, më të pashkolluar, më provincial,më të korruptuar, më amoral të 100 viteve të shtetit. Ne jemi brezi më fatkeq që qeverisemi nga një grup gangsterësh”.

Aleanca KuqeZi ftoi cdo qytetar që ta krahasonte Ismail Qemalin me Sali Berishën, Myfit Limohovën me Flamur Nokën, Luigj Gurakuqin me Myqerem Tafajin, Petro Pogën me Eduard Halimin, Mehmet Dërralla me Arben Imamin, Mit’hat Frashri me Edmond Panaritin.

Ndërkohë dhjetra flamuj kuqezi u vunë sot në dritaret e pallateve kryesor në qendër të kryeqytetit në vazhdën e fushatës së Aleancës Kuqezi “Një flamur për cdo dritare”.

“Ky është mesazhi më i rëndësishëm që 28 nëntori është dita e pavarësisë së shqiptarëve dhe jo PD-istave. Ata le të vazhdojnë te festojnë me Sali sulltanin”, theksoi më tej Spahia.

Aleanca KuqeZi theksoi gjithashtu se qeveria ka shpërdoruar paratë duke blere 100.000 flamur bardhëeblu të PD.
“Por, askush nuk pranon ti vendosë këta flamuj në banesat e tyre”.(LajmeShqip.com)