Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 10:33

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi, në një njoftim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, njofton se refuzon të gjitha kërkesat e deputetëve të PS dhe PD që duan të largohen nga Berisha dhe Rama për t’ju bashkuar kuqezinjve. 

Aleanca Kuq e Zi thekson se është kundër asaj që jo e quan “trafikim dhe merkato e turpshme” e deputetëve, transmeton BW. 

“Pas shumë telefonatash të deputetëve dhe eksponentëve të PS dhe PS që po largohen nga Rama dhe i ndjeri Berisha, të cilët kërkojnë përfshirjen në listat e Aleancës Kuq e Zi si kandidatë për deputet, kreu i AK Kreshnik Spahiu vendosi të refuzohen të gjithë si mënyrë për të ndalur trafikimin dhe markaton e turpshme të krijuar si fenomen nga dy dinosaurët e politikës’, thekson AK.