Lajme Shqip Saturday, 18 August 2012 16:23

Tiranë – Aleanca Kuqezi ka lëshuar sot akuza në drejtim të kryeministrit lidhur me Portin e Shëngjinit. AK akuzoi Berishën se gënjeu popullin e Kosovës kur u premtoi se ky port do të jetë i kosovarëve. Deklaratat u bene nga kreu i AK, Kreshnik Spahiu gjate një tubimi me pushuesit nga Kosova, të cilët ndodheshin në plazhin e Shëngjinit.

“Kryeministri mashtroi 2 milionë shqiptarë të Kosovës. Berisha i premtoi portin e Shëngjinit qeverisë së Kosovës dhe nuk ja dha”.

Sipas AK, Berisha ia kaloi portin biznesmenit Damir Fazllic duke realizuar kështu ëndrrën serbe per dalje ne det.

“Berisha ja premtoi Kosovës por ne te vertete ia dha Fazlliçit, Portin e Shëngjinit. Kryeministri serb e shqiptar realizoi ëndrrën serbe për daljen në Adriatik duke kryer kështu një një mision kundër bashkimit kombëtar”. (LajmeShqip.com)