Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 14:11

Ish-Presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari ka promovuar librin e tij “The Mediator” (Ndërmjetësuesi), në Londër, në rezidencën e ambasadores finlandeze. Aty ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Kosovës Lirimi Greiçevci, të cilit diplomati finlandez ia ka dhuruar një libër.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Ambasadorit Greiçevci në Facebook.

Presidenti Ahtisaari promovon Biografinë e tij në Londër

Mbrëmë mora pjesë në promovimin e biografisë së Presidentit Martti Ahtisaari me titull “The Mediator” (Ndërmjetësuesi) në rezidencën e ambasadores finlandeze në Londër.

Ishte kënaqësi dhe nder të shihje që dy kapituj të biografisë së tij i ishin kushtuar Kosovës: njëri që përshkruan kapitullimin e Millosheviqit në duart e Presidentit Ahtisaari më 1999 dhe tjetri që shtjellon procesin e pavarësimit të Kosovës nën kujdesin dhe udhëheqjen e tij.

Gjithashtu ishte privilegj të vëreje respektin e thellë që ai kishte në mesin e mysafirëve të pranishëm, si burrështetas ndërkombëtar dhe lauerat i çmimit Nobel për paqe.