Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 13:58

Tetovë – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërhyrje në veri të Kosovës, më qëllim vendosjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit shtetëror.

Sipas tij, në rast se rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, askush nuk mund të marrë përgjegjësi, askush nuk mund të garantojë paqen në Republikën e Maqedonisë.

“Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëherë askush nuk mund të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vetë, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shprehur shqetësimin, duke theksuar faktin se në veri akoma veprojnë grupe kriminale dhe kontrabandistë të cilët paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.