Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 11:58

Prishtinë – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, ka prezantuar një raport, i cili ka për qëllim vlerësimin e situatës së lirisë së shprehjes në vendin tonë.

AGPK, pas anketimit që ua ka bërë gazetarëve të vendit, ka konkluduar se 70% e të anketuarëve kanë thënë se Qeveria është ajo që cënon më shumë lirinë e shtypit, pastaj janë partitë politike, Prokuroria dhe EULEX-i.

Me këtë rast, Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti, ka deklaruar se institucionet duhet të kenë turp për gjendjen e lirisë së shprehjes në Kosovë.

Ahmeti e ka quajtu hipokrizi të Qeverisë, ndërhyrjen dhe cenimin e kësaj të fundit në fushën e mediave.

Ai ndërkaq, është shprehur skeptik në përmirësimin e kësaj gjendje.

Megjithatë sipas raporti të AGPK-së, shumica e gazetarëve shprehen optimistë për ndryshime dhe përmirësime, si dhe janë të kënaqur me lirinë në mediumet ku ata punojnë.

Po ashtu, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, kërkon që të krijohet Qendra Mediale në Prishtinë, ku gazetarët do të ishin të lirë të adresonin problematikat e tyre.