Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 17:50

Kosovarët nuk kanë vështirësi vetëm në sigurimin e një vize për të udhëtuar jashtë vendit. Maltretimet ndaj tyre nisin që në kohën kur ata duhet të caktojnë një termin për të aplikuar për vizën Schengen.

Në mesin e tyre është edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve i drejtohen kësaj Ambasade për të dorëzuar dokumentet për aplikim. Por, ka disa vjet që kjo Ambasadë, caktimin e terminit e mundëson vetëm nëpërmjet sistemit elektronik të krijuar në faqen e vet të internetit.

Megjithëkëtë, agjencitë e ndryshme që janë përballë Ambasadës, në mënyrë të hapur abuzojnë me këte termine, duke i zënë, dhe të njëjtët – edhe pse janë falas – ua shesin kosovarëve hallexhinj nga 50 deri në 500 euro, shkruan RTK.