Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 08:18

Prishtinë – Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe një delegacion i zgjeruar, po qëndrojnë në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Burime zyrtare të ministrisë së FSK-së bëjnë të ditur se delegacioni i Ministrisë së FSK-së, krahas vizitave që do te bëjë ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, do të takohet me Presidentin Bamir Topin dhe Kryeministrin Sali Berisha.

Delegacioni do të vizitojë edhe oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, që po trajnohen në Akademinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Kjo është vizita e parë zyrtare në Shqipëri e Çekut në cilësinë e ministrit të FSK-së.