Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 20:14

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti drejtuesit e Lëvizjes  “FOL”, në kuadër të interesimit të dyanshëm për bashkëpunim, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike të Kosovës.

Ministri Agani i ka dhënë mbështetje projektit të lëvizjes “FOL” për fuqizimin e transparencës së institucioneve publike përballë qytetarëve, projekt ky i prezantuar nga kreu i kësaj lëvizje, Ramadan Ilazi.

Gjatë ditëve në vijim, MSh do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me Lëvizjen “FOL”, në mënyrë që kësaj lëvizjeje t’i sigurohet qasje në monitorim të proceseve të ndryshme që zhvillohen në këtë ministri.