Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 02:30

Tiranë (PLOTESUR ora 2:30) Aleksandër Peci niset këtë mëngjes drejt Gjermanisë për të marrë kurimin e specializuar tek një nga spitalet më të mira atje. 

Foto. Aleksandër Peci, civil…

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se komandoja shqiptare nuk ka dëmtime të organeve jetësore. Plumbat mësohet se e kanë prekur në qafë, në lehtas në fytyrë dhë në legenin e trupit.

Sipas informacioneve paraprake, më e keqja ka kaluar për komandon shqiptar Aleksandër Peci i cili u plagos të hënën në Herat gjatë një kurthi të ngritur nga policia afgane e cila përdori drejt komandove shqiptare, armë të llojit kallashnikov të cilat i janë dhuruar strukturave të sigurisë së Afganistanit, si pjesë e spastrimit të vendit nga armatimi i tepër!…

**************************************

Tiranë (PLOTESUAR, 20 shkurt, 22:30) Disa orë pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes për dy ushtarë shqiptarë të qëlluar në Afganistan, autoritetet në Shqipëri saktësojnë se si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë vetëm njëri prej tyre Feti Vogli, ndërsa tjetri Aleksandër Peçi, ndodhet në gjendje kome, duke dhënë kështu shpresë se ai mund të mbijetojë.

Bëhet fjalë për specialistin e armatimit, 23 vjeçarin Aleksandër Peçi nga Lekbibaj i Tropojës. Ndërkohë që Kapiten Feti Vogli, 31 vjeç nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë ra viktimë e sulmit që ndodhi sot rreth orës 15 në Kandahar.

***************************

Kabul- Feti Vogli e Aleksandër Peçi janë dy ushtarët që kanë humbur jetën në Afganistan. 

Dy ushtarë shqiptarë janë qëlluar gjatë ditës së sotme në Afganistan. Lajmi mësohet nga burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se dy ushtarët shqiptarë u qëlluan në Herat pas një sulmi dhe dyshohet se një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin dhe po mban të fshehtë identitetin e dy ushtarëve të qëlluar, ndërkohë që kjo është hera e parë që dy ushtarë shqiptarë plagosen në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare

Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, sipas raportit të dhënë nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se:

Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri VOGLI, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”.

Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.