Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 09:45

Himarë – Ndalohet në pikën kufitare të Qafë Botës një nga eksponentët e ‘Agimit të Artë’, që lëshuan thirrje antishqiptare në Himarë, gjatë ceremonisë përkujtimore në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës.

Mësohet se Robert Haidi është shoqëruar në policinë e Sarandës, pasi rezulton të ketë qenë i pranishëm gjatë momentit kur në varrin e Aristotel Gumës u lexua deklarata e “Agimit të Artë” që u zotua të “çlirojë” Himarën., shkruan Ballkanweb.

Berti i “Agimit të Artë” nga Lukova ka ngjallur çudi në mediat greke, për faktin se është një jogrek dhe aderon në një parti ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve. Gazeta greke “Ethnos” e intervistoi pak kohë më parë Robertin. Roberto Haidi veshur me një T-shirt të zi, të firmuar “Roberto Haidi fashion” dhe një kryq të artë, të madh në gjoks, ka treguar për gazetën çfarë e lidh me “Agimin e Artë”, si jeton dhe përse ende nuk ka kombësinë greke. Ai ka deklaruar se ka bërë testin e ADN-së dhe është provuar se është një grek i vërtetë.