Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 14:32

Tiranë – Kompania austriake që ka marrë me koncesion minierën e kromit të Bulqizë, ACR, në një njoftim për shtyp, thekson se i ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve grevistë.

Megjithatë, thuhet në njoftim, miniera vazhdon të mbahet peng nga një grup i vogël njerëzish, të drejtuar nga Kol Nikollaj. Ajo kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës së Dibrës për lirimin e ambienteve të minierës nga minatorët grevistë.

“Lirimi i menjëhershëm i minierës është e vetmja mundësi që punëtorët t’i kthehen punës dhe jeta në qytet t’i kthehet normalitetit”, thekson ACR.