Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 13:59

Tiranë – Kompania ACR, me anë të një njoftimi për shtyp, iu është drejtuar përsëri minatorëve të Bulqizës, duke iu bërë thirrje t’i kthehen punës dhe duke iu garantuar zgjidhje edhe për situatën e tyre të rënduar financiare.

Kompania ACR fton minatorët të paraqiten pranë administratës së minierës së Bulqizës për të firmosur kontratat e reja individuale të punës. Në këto kontrata përfshihet edhe rritja prej 20 % e pagës, garancitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe informimin e vazhdueshëm të planit të investimeve.

Përsa i përket kushteve të vështira financiare, ACR do t’i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të si formë parapagimi. ACR dëshiron t’ju vijë në ndihmë minatorëve për të përballuar vështirësitë në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla.