Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 16:03

Përmes një njoftimi për media të AAK-së, thuhet se vendimi përfundimtar i kësaj partie për kohën dhe mënyrën se si do të kundërshtohet, ajo që partia e Haradinajt po e quan “keqqeverisja që po vazhdon ta degradojë Kosovën në të gjitha rrafshet”, do të merret këtë të mërkurë në Kryesinë e AAK-së.

“Në këtë takim do të përpunohet edhe strategjia e bashkëpunimit me subjekte të tjera politike ose përfaqësues të shoqërisë civile e grupeve të tjera të interesuara, që vendosin që të jenë pjesë e një fronti të përbashkët kundër degradimit të Kosovës”.

Dje, përmes një prononcimi për media, AKK ka thënë se është kundër dhunën në reagimin e saj në kundërshtim të politikave të Qeverisë.