Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 11:13

 “O minak, toka jonë është larë me gjak”, “O gjarpër i zi, me kufi mos bënë tregti”, “Oj dudi a ki kufi” – janë tri prej sloganeve që kanë përdorur sot të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një protestë paqësore organizuar para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës.

Ata, përmes kësaj proteste po e kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Sloganet të shkruara në formë pankarte janë vënë në rrethojat e Qeverisë.

Diellza Hoti, përfaqësuese e të rinjve thotë ta kenë organizuar këtë protestë kundër demarkacionit, ndërsa ka arsyetuar se pse edhe të rinjtë tjerë të partive opozitare nuk iu kanë bashkangjitur.

“Protesta është organizuar shumë shpejtë dhe nuk kemi të pritur që me pas koordinim me opozitarët tjerë. Por, presim përkrahje ndoshta në aksionet tjera nga të rinjtë e partive tjera opozitare”, tha Hoti.