Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 10:58

Prishtinë – Reagimet e partive politike opozitare të Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese se është shkelur Kushtetuta e vendit në seancën e 22 shkurtit, gjatë votimit për president,kanë qenë të menjëhershme.

Përmes një kumtese për media, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, “me keqardhje vlerëson se nuk ka qenë befasues konfirmimi nga Gjykata Kushtetuese se është shkelur Kushteteuta e Republikës së Kosovës, në senacën parlamentare të 22 shkurtit të këtij viti, gjatë prosedurës së zgjedhjes së Presidentit të vendit”.

Në kumtesë thuhet se AAK e përshendet vendimin e drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në mbrojtje të dokumentit më të lartë juridik të shtetit.

AAK konsideron se përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar drejt shkeljes së aktit më të lartë juridik të vendit, është z. Hashim Thaçi, i cili përmes presioneve dhe insinuatave ndaj deputetëve, krijoi klimë degraduese mbi Kuvendin dhe institucionet tjera të vendit.

AAK konsideron se Kosova dhe imazhi i saj në botë, fatkeqësisht po vazhdojënë të dëmtohen, gjithnjë e më shumë, për shkak të politikave për interesa të ngushta dhe personale të përgjegjësit kryesor të këtyre zhvillimeve, z. Hashim Thaçit.

AAK fton në rivendosjen e shpejtë të kushtetutshmërisë në vend dhe kërkon respektimin e plotë të saj në të gjitha veprimet tjera në ndërtimin dhe udhëheqjen e institucioneve, përfundon kumtesa e kësaj partie opozitare, e cila, AAK, ndryshe prej të tjerave, fajtor për gjithë situatën politike në vend që solli deri te shkelja e Kushtetutës së Republikës, e konsideron kryeministrin aktual, Hashim Thaçin.