Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 14:29

Qeveria e Kosovës po i rrit lartësinë e rrethojave që janë të vendosura përreth objektit ku është i vendosur Kryeministria dhe një pjesë e ekzekutivit kosovar.

Foto është publikuar në internet nga aktivisti i shoqërisë civile Petrit Zogaj, i cili në komentin bashkangjitur fotografisë ngrit pyetjen se çfarë mesazhi është duke dhënë Qeveria me këtë, kur sipas tij rrethojat përkundrazi do të duhej të largoheshin krejtësisht, shkruan lajmi.net.

 “Qeveria e Kosovës po i forcon hekurat rreth saj. Po shihet pak, por nga afër vërehet që disa punëtorë po i zgjasin hekurat rreth objektit te Qeverisë së Kosovës. Megjithëse, do të ishte e udhës që e gjithë rrethoja të largohej, nuk po është e qartë se çfarë mesazhi po tenton të jepet nga ana e Qeverisë me këtë veprim?”.

Ndërsa në anën tjetër, opozita ka paralajmëruar organizimin e një proteste kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe ky veprim i qeverisë mund të jetë si përgatitje për t’u mbrojtur nga një protestë eventualisht e dhunshme e opozitës, si disa nga ato të kaluarat.