Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 10:44

Këtë e pati konfirmuar pak ditë më përpara, gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve të veriut të Mitrovicës, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndonëse në Agjencinë Kosovare të Pronave, kohë më përpara kanë thënë se në veri të Mitrovicës ndodhen të uzurpuara rreth 300 banesa të shqiptarëve, burime të gazetës kanë siguruar se në veri të Mitrovicës, ende mbahen të uzurpuara 480 banesa të shqiptarëve dhe të komuniteteve joserbe, në të cilat jetojnë familje serbe, jo vetëm nga veriu i Kosovës, Mitrovica e jugut, Vushtrria e Skenderaj, por edhe nga e gjithë Kosova.

Këtë e pati konfirmuar pak ditë më përpara, gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve të veriut të Mitrovicës, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili me përfaqësuesit shqiptarë mes tjerash pati biseduar edhe për uzurpimin e banesave dhe pronave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Për serbët e ikur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, shteti i Serbisë ka ndërtuar edhe ndërtesa të larta, në veçanti në “Lagjen e Boshnjakëve”, ku janë ndërtuar 8 soliterë, e të cilët janë populluar me serbë të rajoneve të ndryshme të Kosovës.

Në anën tjetër, Agjencia e Kosovare e Pronave, herë pas herë është duke bërë përpjekje për lirimin e pronave të shqiptarëve nga uzurpatorët dhe një gjë të tillë është përpjekur ta bëjë edhe të premten, kur nuk arriti ta nxjerrë nga banesa e një shqiptari, familjen serbe Millanoviq. Kësaj familjeje, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pronave, të cilët shoqëroheshin edhe nga pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, i kanë dhënë afat 15 ditë që ta lirojë banesën e pronarit shqiptar, e cila ndodhet në rrugën kryesore të veriut të Mitrovicës “Kral Petar”, emri i të cilit nuk u bë i ditur. /zeri