Lajme Shqip Saturday, 19 March 2011 15:17

Gjirokastër – Në harkun kohor prej një muaj, janë ulur ndjeshëm kërkesat për ndryshimin e kombësisë pranë gjykatës në Gjirokastër.
Burime zyrtare nga kjo gjykatë thanë se, “tendenca për ndyshimin e kombësië ka ardhur duke u ulur. Vetëm muajin e fundit në këtë gjykatë janë regjistruar 40 për qind më pak kërkesa për ndryshim kombësie”.
Gjykata e Gjirokastrës është ndër gjykatat që ka dhënë më shumë vendime për ndryshimin e kombësisë në shkallë vendi. Që nga viti 2004 në këtë gjykatë janë depozituar 160 kërkesa për ndyshim kombësie, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël nuk janë miratuar.