Tiranë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ditën e 4 vjetorit të Pavarësisë së vendit do ta kalojnë në Tiranë.
I pari ka ardhur kreu i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka marrë pjesë në përurimin e një rruge në Tiranë me emrin e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Bëhet fjalë për një rrugë pranë zonës së Shallvareve në kryeqytetin e Shqipërisë.
Sipas zyrës për shtyp të bashkise së Tiranës, kreytari Lulzim Basha priti sot në orën 10.00 kreun e Komunës se Prishtinës, Isa Mustafa.
Më pas, në orën 11.00, pranë pallateve të Shallvareve, u zhvillua edhe ceremonia e dhënies se emrit “Ibrahim Rugova”, kësaj rruge.
Ndërsa gjatë pasdites, mbërrin edhe vetë kryeministri Hashim Thaçi i cili do të përurojë objektin e ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.
Objekti i ri i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë ndodhet pranë asaj serbe dhe ruse.