Lajme Shqip Friday, 07 September 2012 18:27

Tiranë – Rezoluta e Parlamentit të Kosovës, që i kërkon Qeverisë së Prishtinës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë, nuk duket se do të ketë një perspektivë reale për konkretizim.

I pyetur nga Top Channel sesi e ka pritur Qeveria Shqiptare këtë rezolutë Kryeministri Berisha u duk se kishte rezerva për pjesën teknike të realizimit.

“Ne parim jam plotesisht dakord. Ne parim është ide e shkelqyer, por do te kem mendimin tim perfundimtar pasi te konsultohesha me ekspertet e fushes dhe ekspertet e financave. Do te mendoja se duhej te studiohet. Ne parim jam plotesisht dakord”, tha Berisha.

Ndersa Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar per Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet ne Tirane per te diskutuar me qeverine shqiptare per zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere, ishte edhe me pak shpresedhenes per perdorimin e prefiksit te Shqiperise nga Kosova. Unioni Nderkombetar i Telekomunikacionit, ku zoti Toure eshte Sekretar i Pergjithshem eshte institucioni i vetem qe percakton kodet per cdo vend te botes.

“Do te ishte nje precedent shume serioz nese nje Parlament vendos te perdore nje kod per vendin e tij. Ne i caktojme kodet te bazuar ne vendimet e Kombeve te Bashkuara. Kur nje vend njihet nga Kombet e Bashkuara, ne menjehere caktojme nje kod per vendin, sic beme me Sudanin Jugor vetem dy ore pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do te bejme te njejten gje, nese nje vendim i tille do te merret per Kosoven nga Kombet e Bashkuara. Ka mbi 6 mliarde telefone celulare ne bote dhe secili prej tyre eshte unik, prandaj, mendoj qe perdorimi i nje kodi nga nje vend tjeter do te krijoje shume probleme teknike”, tha Toure.
 
Persa i perket te ardhmes se projektit te Shqiperise dixhitale dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere ne Shqiperi, Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar te Telekomunikacionit u tregua shume entuziast, duke vleresuar se Shqipëria po ecen ne rrugen e duhur. Zoti Toure vleresoi si brilante idene e kryministrit Berisha per te krijuar ne Tirane nje zone te lire nga taksat, e dedikuar vetem per zhvillimin e teknologjise se informacionit. Strategji qe sipas tij eshte baza e suksesit per zhvillimin e teknologjise ne Shtetet e Bashkuara, Korene e Jugut, Japoni dhe Australi. (LajmeShqip.com)