Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 17:03

Një vajzë e re ka mbetur e vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Staravec të Peshkopisë. Policia dyshon si autor të fejuarin që është vënë në pranga. 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.
Burime nga policia bënë me dije se autori i ngjarjes është identifikuar shtetasi Arbër Deda, 28 vjeç ndërsa viktimë, e fejuara e tij, Mbaresa Torba, 18 vjec. 
Korrespondenti i “News 24”, Enver Doci bëri me dije se krimi ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta pak pasi Arbër Deda ka dalë nga shtëpia e së fejuarës. 18-vjeçarja doli ta përcillte të fejuarin, por sapo ajo ka kthyer kurrizin, djaloshi që do të bëhej bashkëshorti i ardhshëm e ka qëlluar pas shpine me një armë zjarri.
Fqinjët pohuan se kanë dëgjuar prej orës 10:00 të paradites grindje të vazhdueshme në banesën e vajzës, por nuk dinë të thonë arsyet. 
Për policinë, Arbër Deda njihet si person problematik me precedent penal. /BW/